Gripi, Godo: Kemi porositur 10 mije doza tamiflu

23/07/2009 12:25

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, inspektoi sot aeroportin e Rinasit, ku kerkoi shtimin e masave dhe ndergjegjesimin e pasagjereve per t’u mbrojtur nga virusi i gripit te derrave.

“Kemi porositur 10 mije doza tamiflu”, deklaroi Godo, nderkohe qe nje dite me pare Top Channel publikoi se pjesa me e madhe e rezervave me kete vaksine ishte jashte dates se skandences.

Shendetesia,pune me kapacitet te plote

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, ka inspektuar masat e marra ne portin e Durresit per parandalimin e gripit te derrave.

Nga ky port se fundmi ka nje numer te madh emigrantesh qe kthehen per pushime.

E shoqeruar nga drejtues te spitalit, higjienes dhe epidemiologjise, ministrja Godo ka ndaluar ne sheshin e trageteve te portit duke vleresuar masat e marra nga autoritetet shendetesore.

“Kemi trauma, probleme me infeksionet, probleme pediatrike. Ne te shendetesise duhet te rrisim vemendjen dhe te punojme me kapacitetet tona te plota”, u shpreh Godo.

Top Channel