“Gerdeci”, nga vapa ne vjeshte

23/07/2009 15:55

Mes vapes dhe nje salle pothuajse te mbushur plot ashtu sic pritej ceshtja “Gerdeci” u shty serish duke perfunduar nje dosje qe ende nuk dihet nese do kete shansin te hapet ne vjeshte.

Gjyqtarit Ridvan Hado nuk i mbeti gje tjeter per te bere pervec ritualit sikurse dy seancat paraardhese, duke bere apelin dhe duke marre mungesat e te pandehurve qe nuk ndodheshin ne salle.

Pas 30 minutash gjykata vendosi ta shtyje procesin ne shtator bashke me gjyqin tjeter ndaj ish ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu qe zhvillohet ne Gjykaten e Larte.

Procesi ne Gjykaten e Faktit eshte lajmeruar te rinise ne 9 shtator, por burime te gjykates parashikojne se edhe ne vjeshte dyshohet qe seancat te perfundojne njesoj si te meparshmet.

Numri i madh i te pandehurve me gjithsej 29 persona nen akuze, ka sjelle gjithashtu si mbrojtes ne gjykate jo pak avokate, por qe keta te fundit, nisur nga eksperiencat e gjyqeve te tjere te rendesishem, pritet qe behen edhe shkaku kryesor i zvarritjeve.

Ne seancen e kesaj te enjtjeje ishin ne salle vetem kater te pandehur, pjesa tjeter perfaqesoheshin nga avokate, nderkohe qe disa prej tyre mungonin.

Ylli Pinari mungonte, se bashku me avokatin e tij. I pandehuri tjeter Sokol Ngjeci i kishte shkruar gjykates se ishte semure, ndersa trupi gjykues nuk mesoi dot se pse mungonte edhe avokati i tij.

Mungonin ne salle edhe Mihal Delijorghji, Arman Tartari, Luan Shehu, ndersa ju pergjigjen e Apelit te gjykatesit Ridvan Hado dhe vetem dy ish ushtaraket Ilmi Lacaj dhe Dashnor Caushi.

Pervec mediave ne salle nuk munguan edhe familjare te tragjedise se Gerdecit.

Top Channel