Rossi i etur per fitore edhe ne Donington

22/07/2009 09:50

Valentino Rossi nuk arrin ta shuaje etjen per suksese te njepasnjeshme edhe pas fitores se veshtire kete fundjave ne Gjermani.

Kampioni i botes i leshon nje tjeter sfide kundershtarit direkt dhe shokut te skuadres, Jorge Lorenzo. “Donington me pelqen shume dhe shpresoj qe te fitoj ne kete piste”, thekson italiani, i cili po thyen cdo jave nga nje rekord, duke rrembyer gjithcka ka mbetur nga historia e Moto GP.

“Dua ta fitoj edhe per arsyen se qe nga viti tjeter do garohet ne Silverstone dhe jo ketu”, shton ai. Nga ana tjeter Jorge Lorenzo shprehet i merzitur per vendin e dyte ne Gjermani por shton se ne Amgli do jete nje gare e ndryshme dhe synon qe te marre maksimumin e pikeve. 

Top Channel