Interpoli ekstradon tre kriminele

22/07/2009 08:50

Tre persona jane ekstraduar diten e djeshme nga Italia dhe nga Anglia, pasi dy prej tyre kerkoheshin per trafik femrash, ndersa nje tjeter per vrasje.

Interpol-Tirana ka mundur te sjelle nga Italia Petrit Licin dhe Ymer Shehajn, te cilet jane denuar perkatesisht me 15 dhe 12 vjet burg, nderkohe qe nga Anglia eshte sjelle Skender Brecani, i denuar me 25 vjet burg per nje vrasje te ndodhur shume vite me pare.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit bene te  ditur se nga Interpol-Tirana u krye ekstradimi i dy shtetasve shqiptare  nga Roma e Italise drejt vendit tone.

Keshtu, eshte ekstraduar shtetasi Petrit Refik Lici, 60 vjec, lindur dhe banues ne Elbasan. Sipas te dhenave nga drejtesia shqiptare, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin e dates 28 mars 2006, e ka denuar kete person me 15 vjet burg, per vepren penale te “trafikimit te femrave per prostitucion te kryer ne bashkepunim”. Behet fjale per nje ngjarje te ndodhur disa vite me pare, kur ai ne bashkepunim me vellain e tij, kane shfrytezuar nje vajze te re per prostitute ne Itali.

Sipas te dhenave nga dosja penale, Petrit Lici, ne bashkepunim me Gentian Licin kane mashtruar dhe me pas detyruar e shfrytezuar per prostitucion te dashuren e njerit prej tyre, shtetasen me iniciale I. SH. Ajo eshte shfrytezuar per nje kohe te gjate prej tyre, por kur eshte arrestuar nga policia, ka pranuar te tregoje se cfare kishte ndodhur dhe ka denoncuar dy tutoret shqiptare. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tiranes me Interpol-Romen, diten e djeshme u be i mundur ekstradimi i tij dhe ai iu la ne dorezim Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, pasi do te vuaje denimin me 15 vjet burg.
Gjithashtu, nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol-Tirana u krye ekstradimi nga Roma drejt vendit tone i shtetasit Ymer Agur Shehaj, 32 vjec, lindur e banues ne Ballsh. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin te dates 16 korrik 2003, e ka denuar Shehajn me 12 vjet burg, per vepren penale te “Shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese”. Sipas te dhenave nga dosja penale ne ngarkim te tij, mesohet se ai ka mashtruar te mituren B. D, duke e marre me vete ne Greqi. Ne ate kohe, Shehaj e ka mashtruar ate me premtimin se do ta conte ne Amerike.

Por, kur kane mberritur ne Athine, cdo gje eshte kuptuar. Ai ka tentuar ta detyroje te punoje si prostitute dhe pasi ajo nuk ka pranuar e ka keqtrajtuar ne menyre te perseritur, duke perdorur dhunen fizike. Por, edhe pas dhunes, ajo nuk ka pranuar, keshtu qe eshte detyruar per ta lere te lire dhe eshte arratisur drejt Italise. Tre vjet pas dhenies se denimit, drejtesia shqiptare ka mundur ta dergoje ne qeli kete person, ku do te vuaje denimin e marre.

Ndersa ekstradimi i trete eshte realizuar nga Anglia, ku Skender Brecani, rezulton te jete i denuar per vrasje. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit bene te ditur se ne mesnate, ne Aeroportin e Rinasit eshte sjelle me pranga nga Anglia shtetasi ne kerkim, Skender Hasan Brecani, 55 vjec, banues ne Tropoje. Ekstradimi i tij eshte kryer, pasi Gjykata e Larte, me vendimin e dates 13 gusht te vitit 1988, e ka denuar 25 vjet burg, per vepren penale te vrasjes me dashje. Behet fjale per nje ngjarje te ndodhur me shume se 20 vjet me pare dhe ai eshte denuar sipas Kodit Penal te vjeter, nderkohe qe i eshte dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve per te vuajtur denimin.
 

Top Channel