Stamboll, ekzekutohet turisti gjerman

21/07/2009 17:20

Nje turist gjerman eshte ekzekutuar ne qytetin e Stambollit ndersa po ecte ne rruge.

Ai eshte goditur me thike duke humbur ndjenjat ne vend dhe e fejuara qe e shoqeronte nuk ka mundur te beje asgje per ta shpetuar. Lajmin e ben te ditur gazeta kombetare “Milliyet”, sipas se ciles viktima eshte 41 vjecari Gregor Kerkeling, i cili eshte sulmuar ne rrugen “Istikal”, pjesa me e rendesishme komerciale e qytetit te madh te Bosforit.

Bashke me te ne momentin e ngjarjes ishte edhe e fejuara e tij turke. Vrasesi Ibrahim Akjol i ka kerkuar atij para por pas refuzimit te turistit, ai e ka goditur disa here me thike.

Top Channel