Ruset e “Lukoil”, plan ne Shqiperi

21/07/2009 08:55

Sektori hidrokarbur ne vendin tone, pavaresisht problemeve me ligjet, vazhdon te shikohet me interes nga investitoret e huaj.

Pas kompanive gjermane, amerikane, turke, greke, kanadeze, tani i takon biznesit rus ta shtrije aktivitetin edhe ne Shqiperi.

Behet fjale per gjigandin rus, “Lukoil”, i cili po planifikon te zgjerohet me hapjen e degeve te reja ne Ballkan.

Menaxheri i pergjithshem i “Lukoil”-it per Maqedonine, Andrej Kuku, deklaroi dje se kjo kompani shume shpejt do ta shtrije veprimtarine e saj ne Shqiperi dhe Kosove, te vetmet vende ne Ballkan ne te cilat ende nuk eshte e pranishme.

Kompania ruse, e pranishme ne 40 vende te botes, duket se nuk eshte prekur aq thelle nga kriza ekonomike, perderisa po mendon te rrise investimet.

Ne vendin tone operojne shume shoqeri te huaja, megjithate, cilesia e naftes vazhdon te mbetet jo shume konkurrente.

Top Channel