PS: Qeveria, investime pa para

21/07/2009 15:30

Partia Socialiste ngre alarmin e bllokimit te punes ne dhjetra kantiere ndertimi per shkak se sic tha nje prej zyrtareve te saj Erjon Brace qeveria nuk ka para.

Per te vertetuar kete zoti Brace i eshte referuar shifrave te publikuara ne faqen zyrtare te Ministrise se Transporteve, kur tha se fillimi i punimeve ne te gjitha rruget qe ingauruan ne fushaten elektorale nga kryeministri, ishin nje mashtrim elektoral.

Ai argumentoi se ne zerin ndertim rrugesh ne portualin e prokurimeve publike per 39 akse jane celur vetem 1 milione leke per secilen dhe po keshtu edhe per zerin, sistemim asfaltim, te planifikuara per t’u perfunduar kete vit.

“Per 7 lote te segmentit Plepa-Rrogozhine, jane tenderuar 6.2 miliard leke, kur ne faqen e MPPTT-se, deklarohen te çelura 7 milione leke. Mjafton t’ju them se per aksin Fier-Mallakaster, jane tenderuar 170 milion leke, kur ne faqen zyrtare te MPPTT-se, deklarohen te celura vetem 2 milion leke”, u shpreh Brace.

Per te vertetuar shqetesimin e socialisteve per kolapsin ekonomik dhe per perdorimin e inagurimeve false, vetem per te ndryshuar sjelljen e votuesve zoti Brace sjell dhe kete argument:

“Ne ligjin per “Buxhetin e Shtetit 2009”, ne programin e investimeve te MPPTT-se, zeri ndertim rrugesh kombetare ka 36.8 miliard leke, zeri “sistemim-asfaltim” ka 1.009 miliard leke. Pra, ne total per keto dy zera, MPPTT, ka ne buxhet 37.8 miliard leke, prej tyre 34 miliard leke i merr segmenti Milot-Morine. Nderkohe qe mbeten vetem 4.4 miliard leke per rrugen Plepa-Rrogozhine, Rrugen e Arbrit, 29 akse te tjera kombetare te tenderuara dhe me kantiere te hapura, qeverise i duhen mbi 20 miliard leke”, theksoi Brace.

PS pervec situates zgjedhore po ndjek me vemendje edhe ate ekonomike dhe kryesisht cdo levizje te qeverise, pas 28 qershorit.

Argumentat ekonomike te socialistit Brace ngrene alarmin e nje krize ekonomike qe sic tha ai, sa vjen dhe po behet me e dukshme.

Top Channel