Ndertues-banka, plan per te ndalur katastrofen

21/07/2009 08:35

Pjesa e dyte e vitit rrezikon te perfshihet ne situata edhe me te veshtira se kaq. Paralajmerimi vjen nga dy gjigandet e ekonomise tone, bankat dhe ndertuesit.

Mediat kane zbuluar detaje te takimit dhe planin qe perfaqesuesit e shoqatave kane arritur ta ndermarrin ne kohen kur vendi ishte i perfshire ne zgjedhjet parlamentare.

Ne thelb eshte diskutuar mundesia per rishikimin e politikes monetare dhe nderhyrjen e Bankes se Shqiperise ne drejtim te stimulit te kreditimit.

Njera nga pikat e diskutuara eshte hartimi i nje plan-veprimi per te perballuar “skenaret katastrofike” qe mund te paraqiten ne 6-mujorin e dyte 2009.

Ne kohen kur kredia per pronat e patundshme ka rene ndjeshem, krahasuar me vitin 2008, perfaqesuesit e dy sektoreve kryesore ne ekonomine e vendit kane diskutuar per marrjen e disa masave.

Tashme, kriza ekonomike nuk ka lene pa prekur edhe Shqiperine, efektet e se ciles jane ndjere qe ne fillimin e ketij viti, ndersa sektore te rendesishme po verejne tkurrje te aktivitetit.

Si ndertuesit, ashtu dhe bankat, e ndjene se kohet jane bere me te veshtira, kurse rezultatet paraprake flasin per renie te fitimeve.

Ne situaten me te veshtire, grupet e interesit ndermjet ndertuesve dhe bankave kane pare te arsyeshme hartimin e nje strategjie per te frenuar impaktin negativ te krizes.

Top Channel