Mbledhja e KRRTRSH-se, Berisha sulmon Ramen

21/07/2009 10:30

Kryeministri Sali Berisha sulmon kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, gjate fjales se tij ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise.

“Rama u tregua i papergjegjshem ne deklaratat e tij per TEC-et me qymyr, kur tha se jane jashte kohes ne nje moment kur 6 te tilla po ndertohen ne vende te rendesishme te Evropes dhe nje i madh, me driten jeshile qe mori nga Banka Boterore, do te ndertohet ne Kosove”, u shpreh Berisha.

Kryeministri nder te tjera theksoi se eshte me rendesi investimi ne industrine e ndertimit.

Berisha tha se kriter themelor eshte mbrojtja dhe zhvillimi i turizmit, ndersa kerkoi nje studim te detajuar edhe me grupet e interesit mbi pasojat e ndotjes se industrise se cimentos. (vijon)

Top Channel