Maternitetet, ulet numri i aborteve

20/07/2009 08:25

Ulet numri i aborteve. Kete  e thone shifrat zyrtare. Sipas te dhenave te Ministrise se Shendetesise, numri i aborteve kohet e fundit eshte ulur ndjeshem.

Ne tre muajt e fundit, ne maternitete dhe klinika private numerohen 50 procese te nderprerjes se shtatzenise. Specialistet e shpjegojne shifren e ulet te abortimeve si te “stimuluar” me ligjin qe lejon tashme abortin ne Shqiperi, duke evituar nderhyrjet e fshehta ne klinika private.

Por sipas nje studimi te qendres per zhvillimin e popullsise, problem mbeten ende kushtet higjienike dhe sterilizimi i mjeteve mjekesore. Nje tjeter problem mbetet fakti se nje pjese e mire e klinikave private vazhdojne te mos raportojne abortet ne Ministrine e Shendetesise.
Madje jo pak raste jane denoncuar kur mjeke te caktuar bejne aborte mbi kohen e shtatzenise qe lejon ligji.

Top Channel