Lezhe, arrestohet 63 vjecari per incest

20/07/2009 08:40

Nje rast i rende incesti eshte shenuar ne nje fshat te Lezhes, nderkohe qe uniformat blu kane kryer arrestimin e autorit.

Burimet policore bene te ditur se nje vajze 21-vjecare ka denoncuar te atin se nen kercenimin e thikes kishte kryer marredhenie seksuale me te. Sipas te dhenave nga policia lokale, mesohet se ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te se shtunes. E dhunuara Evelina D, 21 vjece, banuese ne Rrile, ka shkuar ne polici dhe ka deklaruar se babai i saj Preke D, 63 vjec, e ka perdhunuar.

Ajo ka shpjeguar se mengjesin e se shtunes, pikerisht rreth ores 05.00, i ati e kishte zgjuar nga gjumi e i kishte kerkuar qe te shkonte me te per te punuar ne aren e misrit. Kur kane mberritur atje dhe kane nisur punen e tyre, ai i eshte afruar dhe ka filluar ta ngacmoje. Me pas, sipas deshmise se vajzes, ai ka nxjerre nje thike, ia ka vendosur ne fyt dhe e ka shtrire ne aren e misrit, qe e ndihmonte agresorin mos te shikohej nga njerezit e tjere. Aty, babai dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale me vajzen, duke e kanosur qe mos te bertiste e mos t’i tregonte njeriu se ndryshe do e vriste.

Me pas, ai e ka lene serish te lire dhe ka vazhduar punen sikur mos te kishte ndodhur asgje. Policia e Lezhes, kur ka degjuar kete deshmi tronditese, ka marre menjehere masa per shoqerimin e 63-vjecarit ne polici, i cili nuk kishte shume kohe qe ishte liruar nga burgu, pasi ka qene i denuar per vrasje. Ai eshte marre ne pyetje nga oficeri i policise per krimet seksuale, por nuk e ka pranuar akuzen e ngritur nga vajza.

Me tej, ai ka deklaruar se ka pasur nje konflikt te vogel me te dhe mbase kjo e ka shtyre per te kryer nje denoncim te rreme. Megjithate, policia pritet te kryeje ekspertizen nga Mjekesia Ligjore per te vendosur sesi do te veproje me kete rast flagrant dhe te rende.

Top Channel