Durres-Golem, punimet bllokojne trafikun

20/07/2009 09:05

Ore te tera per te pershkuar aksin rrugor Durres-Golem, ndersa firma zbatuese injoron urdhrin kryeministror per punime gjate oreve te nates.

Punimet e tejzgjatura per zgjerimin e aksit rrugor “by pass” Plepa-Kavaje-Rrogozhine dhe problemet qe kane dale me shpronesimet ne vend kane pesuar nje ngerc, qe eshte kthyer ne nje makth te vertete per te gjithe ata qe kalojne ne kete rruge kombetare qe lidh Jugun e vendit me Durresin, Tiranen dhe te gjithe zonen veriore.

Diten e djeshme jane dashur nga 30 minuta deri ne 2 ore per te kaluar nje aks qe nuk i kalon 5 km. Pas se shtunes, edhe e diela ka rezervuar pritje te gjata dhe pamundesi levizjeje per te gjithe ata qe u jane drejtuar plazheve per te pushuar. Nga nje vezhgim i bere naten mes se shtunes dhe te dieles u konstatua se punonjesit e firmes nuk i shfrytezojne oret e nates kur levizja e automjeteve eshte e ulet dhe vapa nuk ul ritmet e punes.

Pavaresisht kerkeses se qeverise per te punuar me tre turne ne veprat publike me qellim pershpejtimin e punimeve dhe perfundimin ne kohe, ketu situata eshte krejt e ndryshme. Naten, punonjesit i gjen me se shumti ne lokalet buze rruges duke shijuar ndonje gote, ndersa tentojne te vihen ne levizje kur shohin kamerat televizive. Zgjerimi i rruges po behet i ndare ne tre lote dhe financohet nga buxheti i shtetit. Nga Plepat deri te kufiri ndares i Durresit me Kavajen, aty ku eshte krijuar dhe problemi ne trafik, projekti po zbatohet nga firma “Salillari”.

Ky aks i rendesishem rrugor duhej te perfundonte zyrtarisht me 30 qershor, por problemet e shumta qe dolen gjate zbatimit te projektit dhe pezullimet e kane shtyre afatin e dorezimit per nje periudhe te pacaktuar, ndersa ka krijuar pakenaqesi te theksuar te turistet, drejtuesit e automjeteve, por edhe policia rrugore ne kete sezon turistik. Ky aks eshte mjaft i rendesishem, pasi lidh qytetet kryesore dhe zonat e Veriut me plazhet e Shkembit te Kavajes, Golemit, ato te Kavajes dhe me te gjithe bregdetin e Jugut.

Zbatimi i punimeve nxori ne pah nje sere problemesh qe nuk ishin marre parasysh gjate hartimit te projektit. Mes te tjerash ndertimi i rruges ka hasur dhe ne kundershtimin e komunes se Golemit, pasi sjell izolimin e Golemit te Siperm dhe nuk parashikon mbikalime a nenkalimet e perfshira ne masterplanin urbanistik te zones, duke bllokuar hyrje-daljet ne kete komune, veshtiresuar levizjen e njerezve dhe bllokuar integrimin e dy pjeseve te komunes.

Top Channel