
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ndodhet per nje vizite zyrtare ne Indi ku u ka bere te qarte vendasve se SHBA do vazhdoje te ndihmoje ekonomikisht Pakistanin, do apo nuk do India.
“Pakistani do vazhdoje te marre ndihma nga qeveria amerikane dhe India duhet te mesohet njehere e mire me kete gje”, u shpreh kryediplomatja amerikane gjate nje fjale te mbajtur ne universitetin me te madh te Nju Delhit.
Me pas, Clinton do zhvilloje nje takim me kryeministrin indian, Manmohan Singh. “Kam pare nje deshire te madhe nga ana e qeverise pakistaneze per te luftuar terrorizmin dhe prioriteti yne eshte te mbeshtesim fuqishem ata qe e bejne nje gje te tille”, theksoi Clinton.
India dhe Pakistani jane dy nga vendet me problemet me te medha kufitare, cka ka bere qe ato te kthehen edhe ne fuqi berthamore per shkak te konfliktit te vjeter mes tyre.
Top Channel