Honduras, rifillojne negociatat Zelaya-Micheletti

19/07/2009 08:20

Rifillojne sot ne San Hoze bisedimet mes perfaqesuesve te presidentit te rrezuar te Hondurasit, Manuel Zelaya dhe atij de fakto Roberto Micheletti, pas prezantimit te nje plani me 7 pika nga ana e kreut te shtetit te Kosta Rikes qe po ndermjeteson ceshtjen, Oscar Arias.

Plani eshte pranuar nga Zelaya por eshte refuzuar nga Micheletti. Pika kyce e tij parashikon rikthimin ne pushtet te Zelaya, i perzene nga vendi nga grushti i shtetit te 28 qershorit, por eshte pikerisht kjo pike qe Micheletti e cileson te panegociueshme.

Elementet e tjere thelbesore te planit jane amnestia, zgjedhjet e parakohshme dhe heqja e opsionit te referendumit qe do te mund t’i jape Zelaya mundesine per te kerkuar nje mandat te dyte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA