Mjetet ujore qarkullojne pa kontroll

18/07/2009 08:55

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka reaguar dje zyrtarisht lidhur me sigurine ne plazhe, per sa i takon kontrollit e mjeteve ujore ne plazh.

Sipas ZMK-se, kushtet ne te cilat ndodhen turistet dhe pushuesit ne shume plazhe te Shqiperise jane te rrezikshme, kjo si pasoje e mungeses se standardeve minimale te sigurise.

Ngjarja me e fundit eshte rasti ku qytetari kosovar 38-vjeçar, Sabit Kuçi, u aksidentua rende nga nje motor uji ne plazhin e Durresit.

“Asnje force policie apo sigurie nuk ka vendosur asnje standard per qarkullimin e ketyre mjeteve ujore dhe askush nuk i kontrollon keto mjete qe shqetesojne plazhistet me shpejtesine me te cilat levizin”, sqaron Zyrtarisht zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas ZMK-se, Ministria e Brendshme dhe organet e pushtetit lokal duhet te marrin masa te menjehershme per te normalizuar situaten, sepse qytetaret nuk mund te presin me. Po ashtu, ZMK-ja sqaron se policite bashkiake ne Velipoje, Durres, Golem, Vlore, Himare, Sarande duhet te marrin urgjentisht rolet dhe pergjegjesite qe u takojne.

Me tej, ne deklaraten e Zyres se Mbrojtjes se konsumatorit shkruhet se: “Plazhet kerkojne plotesim te standardeve minimale te sigurise dhe kullat e rojes bregdetare duhen vene urgjentisht ne funksion qe tragjedi si ato te nje jave me pare ne Vlore te mos ndodhin me”. Ne plazhin e Durresit, shoqatat dhe komuniteti i biznesit i kane ofruar Bashkise se Durresit 10 kulla roje, te cilat kane mbetur te shkreta prej 2 vjetesh, pasi sipas ZMK-se, ende nuk eshte miratuar buxheti per rojet e plazhit.

Top Channel