Lojrat e fatit, ministria konfiskon 200 aparate

18/07/2009 21:30

Kontrollet mbi paisjet elektronike te lojrave te fatit per te verifikuar nese plotesohen standardet e parashikuara nga legjislacioni per lojrat e fatit, kane cuar ne zbulimin dhe sekuestrimin e nje numri te kunsiderueshem paisjesh elektronike ne shoqerite “Rexhensi Kazino Sha”, “Rozafa Palas”, “Fito Sha”, “Simban Sha”, “Tirana elektronik” etj.

Nga ky kontroll iniciuar nga Ministria e Financave ne 3 ditet e fundit jane bllokuar dhe konfiskuar 200 aparate te cilat nuk plotesonin standartet e kerkuara, nga te cilat 45 paisje jane konfiskuar ne shoqeri te licensuara dhe 85 te tjera ne subjekte te palicensuar. 100 prej makinerive te konfiskuara i jane neshtruar procesit te shkaterrimit, ndersa ndersa pritet te kryhet asgjesimi dhe i makinerive te tjera.

Paisjet e konfiskuara u lejonin administratoreve te lojrave te fatit te siguronin fitime abusive ne kurriz te lojtareve apo klienteve, ndersa ligji parashikon qe jo me pak se 50 % e xhiros te fitohet nga lojtaret.

Top Channel