Bubeqi vuante nga semundje mendore

18/07/2009 09:25

Vlora nuk e ka marre ende veten nga masakra e shkaktuar prej ish-futbollistit te Flamurtarit, Agim Bubeqi. Policia ka sqaruar dje te gjitha rrethanat e ngjarjes se rende.

Sherri ndodhi rreth ores 22:45 te mbremjes se te enjtes, ne lagjen “Isa Boletini” te qytetit te Vlores, ne nje lokal lagjeje. Edmon Guci 26 vjeç, Juljan Ismlamaj 27 vjeç, Enjard Nuraj 21 vjeç, Gezim Bardhaj 40 vjeç dhe Isa Brahimaj 28 vjeç, kane qene duke pire ne nje prej lokaleve te lagjes, pa shqetesuar askend.

Mbasi kishin rreth 40 minuta qe po pinin se bashku, pa pandehur u eshte afruar ish-futbollisti i Flamurtarit, Agim Bubeqi, i cili banonte ne nje pallat pesekatesh prane lokalit ku rrinin te rinjte.

Bubeqi 46-vjeç mesohet t’u kete thene te rinjve: “Pse qeshni? Çfare keni me mua”? Dhe ka ikur ne shtepi pa marre pergjigje. Ai eshte kthyer pas pak minutash me nje thike qe e mbante te fshehur pas shpine. Pasi ka filluar dhe nje here t’i pyese te rinjte se çfare kishin me te, ai ka nxjerre thiken dhe duke i share ka nisur t’i qelloje pese personat e ulur ne karrige plastike, anes trotuarit.

Te sulmuar ne befasi, pese personat u munduan te mbroheshin me duar apo duke perdorur karriget e tavolinat, por Bubeqi me nje fizik sportisti nuk ndali se qelluari deri sa u nguli te gjitheve aq thika sa i la te shtrire pertoke. Vetem kur i pa “kundershtaret” te shtrire mbi pellgje gjaku, ish-futbollisti u largua per ne shtepi me thiken ne dore. Aty ai e lau thiken, e futi perseri ne brez dhe doli te shikonte nga trotuari tjeter ç’po ndodhte me njerezit qe masakroi.

Pasi soditi nje cope here, ai u kthye perseri ne shtepi per te pritur arrestimin nga forcat e policise. Priste policine per ta marre. Policia dhe ambulancat e spitalit te Vlores mberriten shpejt ne vendin e ngjarjes, por per 26-vjeçarin Edmond Guci ishte shume vone.

Ai nderroi jete pa arritur ne spital, pasi thika i kishte prere nje vene kryesore. Me me fat kane qene kater te tjeret, te cilet pas nderhyrjes se mjekeve kane dale jashte rrezikut per jeten. Agim Bubeqi eshte arrestuar ne shtepine e tij pa bere asnje rezistence ndaj forcave te rendit, edhe pse thiken e madhe me te cilen kreu krimin e kishte akoma ne brez. Pas arrestimit, ish-futbollisti i njohur mesohet te kete thene se i qelloi pese personat pasi ata po qeshnin me te.

“U acarova shume dhe nuk munda ta mbaja veten”, mesohet te kete thene fillimisht Bubeqi, ndersa disa ore me pas ka shfaqur pendese dhe ka thene se nuk e dinte si kishte ndodhur ngjarja. Per shkak te paqendrueshmerise te te arrestuarit, policia ka thirrur ne ndihme edhe mjeke psikiater.

Nje nga banoret e lagjes, qe e pa skenen e tmerrshme, tregoi dje per gazeten se “Agimin e njohim shume shpejt, qe femije, pasi ne jemi rritur me te dhe nuk na shkonte ne mendje qe ta kryente kete krim”.

Nje tjeter prej fqinjeve te tij tregon se “Agimi kishte disa vite qe vuante nga çrregullime psikike. Qekur ishte kthyer nga emigracioni, ai ishte mbyllur ne vetvete dhe ishte distancuar nga njerezit, aq sa nuk na pershendeste as kur shkembeheshim neper shkalle”.

Nje tjeter nga fqinjet thote se para tre vjetesh ish-futbollisti u angazhua me Komunitetit Bektashian, ku i dhane edhe nje detyre, por shume shpejt e perjashtuan per shkak te problemeve mendore. Por, drejtoresha e Spitalit Psikiatrik te Vlores, Antonela Agaj, thote se Agim Bubeqi nuk ishte regjistruar asnjehere ne kete spital dhe nuk mjekohej nga mjeket e atyshem.

Agim Bubeqi ka qene nje nga futbollistet me te spikatur te skuadres se Flamurtarit ne vitet ’80. Ne moshen 46-vjeçare ai ishte i pamartuar dhe jetonte i veçuar nga shoqeria.

Prej vitesh shihej te levizte me nje biçiklete dhe te bente rregullisht stervitje per te mbajtur trupin ne forme. Ai kishte shfaqur shpesh çrregullime psikike, madje ne disa raste kishte qene i dhunshem me familjaret, te cilet gjithsesi nuk kane pranuar ta izolojne.

Top Channel