Vlore, ish futbollisti sulmon 5 te rinj

17/07/2009 01:55

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne nje lokal ne vendin e quajtur Kali i Trojes ne Vlore ku 46 vjecari Agim Bubeqi ka sulmuar me thike pese te rinj duke vrare nje dhe plagosur kater te tjeret.

Autoritetet e rendit njoftojne se agresori ka sulmuar pa shkak te rinjte te cilet ishin nga mosha 20 deri ne 25 vjec dhe si pasoje e sulmit njeri nga te rinjte ka gjetur vdekjen, nje i plagosur rende dhe tre te tjere jashte rrezikut per jeten.

Policia ka arritur te vere nen pranga menjehere pas ngjarjes 46 vjecarin, ish lojtar te ekipit te futbollit te Flamurtarit, Agim Bubeqi.
 

Top Channel