Rritet interesi i bonove

17/07/2009 15:30

Interesi i bonove te thesarit ka filluar te rritet serish drejt niveleve me te larta duke arritur ne ankandin e fundit rekordin 9.28 per qind.

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar interesat e bonove me afat njevjecar jane rritur me me shume se 1.1 per qind.

Te dhenat zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se muajt e fundit ka nje rritje konstante te interesave te bonove. Sipas te dhenave, ne prill interesi i bonove njevjecare rreth 9.13 per qind, ne maj arriti 9.17 per qind, ndersa ne qershor 9.24 per qind.

Ekspertet thone se shtrenjtimi i bonove po vjen per shkak te ngercit ne tregun financiar, por edhe si pasoje e kerkeses se larte te qeverise per borxh, e cila gjendet ne nevoje per para si pasoje e renies se te ardhurave ne buxhet, por edhe rritjes se shpenzimeve.

Sipas Bankes se Shqiperise, vetem ne 15 ditet e para te ketij muaji qeveria ka marre rreth 53 miliarde leke borxh permes bonove ose gati 10 miliarde me shume se gjysma e pare e korrikut te 2008-es.

Top Channel