Krimet e Renda: Burg trafikanteve te droges

17/07/2009 08:15

Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar 57 vite burg per grupin e trafikut te droges te kryesuar nga Lutfi Shabani, i njohur ndryshe si “Ben Çami”.

Prokuroret Adnan Xholi dhe Edvin Kondili kane kerkuar denimin e Lutfi Shabanit me 14 vjet burg, Isein Nasufit me 10 vjet, Dritan Gjures me 8 vjet, Nadrit Istrefit me 8 vjet, Françesk Shkambit me 8 vjet e 6 muaj dhe Arif Kurtit me 8 vjet e 6 muaj.

Sipas prokurorise, te pandehurit kane bashkepunuar me njeri-tjetrin, duke derguar ne Itali dhjetera kilograme droge.

Aktet e ketij procedimi bejne fjale ne lidhje me materialet hetimore, te cilat jane derguar nga autoritetet gjyqesore italiane dhe me konkretisht nga Prokuroria e Milanos, sipas se ciles disa shtetas shqiptare, ne bashkepunim mes tyre, kane trafikuar ne drejtim te Italise sasi te ndryshme lendesh narkotike gjate viteve 2003-2004.

Top Channel