Dule: Nuk shkoj tek Berisha

17/07/2009 15:20

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule eshte shprehur i palekundur ne vendimin per t’i qendruar besnike aleances me socialistet, pavaresisht ofertes publike te kryeministrit te pak koheve me pare.

I prere ne deklaraten e tij Dule dha nje opinion te ashper per aleancen e re mes PD e LSI. Sipas tij e vetmja zgjidhje reale do te ishte nje qeveri teknike.

“Ne keto kushte, ketyre sfidave mund t’i pergjigjemi vetem me nje qeveri teknike me axhende te mirepercaktuar dhe qe ne kohe te shkurter do te garantoje zhvillimin e zgjedhjeve te reja”, u shpreh Dule.

Kreu i PBDNJ-se, i cilesoi nje hap te madh prapa standartet e zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat sipas tij i dhane nje goditje te forte demokracise ne Shqiperi

“Avokatite e vetme qe ndjejme per t’i bere avokatia per demokracine dhe institucionet demokratike ne vend
Eshte momenti qe media qytetaret dhe shoqeria te ngrene zerin o sot o kurre”, tha Dule, i cili me pas qendroi ne seline e PS-se per nje takim me kreun Edi Rama.

Top Channel