Afganistan, 11 civile vdesin ne atentat

17/07/2009 10:55

Te pakten 11 civile, perfshire pese femije, kane mbetur te vrare mengjesin e sotem ne Afganistan, si pasoje e nje shperthimi te regjistruar ne provincen jugore te Kandaharit.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave shperthimi goditi nje automjet qe po udhetonte drejt nje objekti kulti ne nje rajon te provinces.

Deri tani atentati nuk eshte marre persiper nga asnje grup, por dyshohet qe pas tij te jete dora e guerrilasve talebane, duke qene se Kandahari konsiderohet si fortesa e tyre.

Mijera trupa ushtarake amerikane dhe britanike jane te angazhuara ne nje ofensive masive kunder talebaneve, te perqendruar kryesisht ne jug te Afganistanit.

Dhuna ne kete vend eshte rritur ndjeshem ne muajt e fundit, pasi rebelet jane betuar se do te luftojne kunder forcave aleate.

Aktet e dhunes regjistrohen gjithashtu ne nje moment kur vendi ndodhet ne prag te zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale qe do te mbahen me 20 gusht.

Top Channel