Topalli ne Vjene per takimin nderkombetar te grave

16/07/2009 13:15

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qene ne Vjene ku ka marre pjese ne takimin e 5-te nderkombetar te kryeparlamentareve gra.

Dhuna kunder grave dhe kriza financiare nderkombetare u identifikuan gjate diskutimeve si ceshtje qe ndikojne ne perkeqesimin e pozicionit te gruas ne cdo vend, pavaresisht zhvillimit social dhe ekonomik te tij.

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli theksoi se kriza ekonomike nderkombetare demton se pari grate per shkak te pozicionit te tyre te pabarabarte vecanerisht ne tregun e punes. Topalli ofroi modelin e Shqiperise si nje vend qe nepermjet zbatimit te nje pakete te guximshme fiskale dhe dyfishimit te te ardhurave dhe nga lufta kunder korrupsionit e evazionit fiskal, ka realizuar rritjen me te madhe ekonomike ne Europe, duke ndikuar sipas saj ne mireqenjen e familjeve shqiptareve, e vecanerisht te gruas.

Ne fjalen e saj, Kryetarja e Kuvendit theksoi se ndryshimi nuk duhet te vije vetem nepermjet politikave protektive per grate por para se gjithash, ndryshimi vjen nga ajo cka grate bejne per veteveten. Gjate takimit ne Vjene, Topalli ndau me koleget e saj pervojen e nje turi gati 2 vjecar ne mbeshtetje te grave dhe ndergjegjesimin per rolin qe ato duhet te luajne ne shoqeri.

Top Channel