Shkoder, plagos komshiun per pronen

16/07/2009 08:00

Mosmarreveshjet per ceshtje pronesie kane perfunduar serish ne konflikt me arme.

Per pasoje, nje 53-vjecar eshte plagosur ne kembe, ndersa komshiu i tij eshte prangosur nga policia. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne lagjen “Guerile” te qytetit te Shkodres. Burime zyrtare nga policia lokale bejne te ditur se ne konflikt jane perfshire Sabri Gruda, 53 vjec dhe Enver Kryeziu, fqinj me njeri-tjetrin.

Mesohet se objekt i debatit mes tyre, qe ka degjeneruar me pas ne perplasje me arme zjarri, ka qene nje cope toke qe ndodhet mes shtepive te tyre. Ishte ora 11.30, kur dy fqinjet, pasi kane debatuar ashper me fjale me njeri-tjetrin, kane marre armet. Mesohet se Sabri Gruda eshte armatosur me automatik, ndersa komshiu i tij ka marre nje arme gjahu te tipit cifte.

Ne debat e siper, Kryeziu ka qelluar me cifte ne drejtim te Grudes, duke e plagosur ate ne kembe. Ky i fundit eshte derguar me urgjence per ne spitalin rajonal te Shkoder, ku pas ndihmes se pare mjekesore, mesohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Ne vendin e ngjarjes menjehere ka shkuar nje patrulle policie, e cila ka bere te mundur te arrestoje ne flagrance 45-vjecarin Enver Kryeziu, si edhe te sekuestroje ne cilesine e proves materiale armet e zjarrit.

Top Channel