Pakistan, vritet funksionari i OKB-se

16/07/2009 10:50

Nje funksionar i Organizates se Kombeve te Bashkuara eshte vrare ne Pakistan gjate nje tentative per ta rrembyer.

Lajmin e ben te ditur televizioni Geo News qe shton se ngjarja ndodhi ne provincen Peshavar. Disa njerez te armatosur kane hyre ne zyrat e OKB-se duke tentuar ta rrembejne punonjesin.

Menjehere forcat e sigurise kane hapur zjarr dhe nga perleshja ka vdekur nje punonjes, ndersa nje roje eshte plagosur. Rrembyesit jane larguar me shpejtesi nga ndertesa duke humbur gjurmet.

Pak kohe me pare nje tjeter funksionar i OKB-se u rrembye ne zyren e tij ne Kueta dhe u mbajt peng per rreth 2 muaj.

Top Channel