Milot, tragjedi ne nje familje

16/07/2009 17:25

Nje tjeter ngjarje e rende i shtohet bilancit te aksidenteve te dites se sotme.

Nje grua rreth 50 vjece nga Kukesi humbi jeten ndersa tre persona te tjere, dy prej te cileve pjestare te familjes se saj, u plagosen si pasoje e perplasjes se dy automjeteve.

Sipas policise viktima quhet Lulzime Gjoka, e cila nderroi jete gjate transportit per ne spitalin ushtarak, ndersa jane plagosur rende Festim Gjoka dhe Hane Gjoka, si dhe Viktor Arapi nga Miloti.

Viktima dhe dy prej te plagosurve udhetonin nga Tirana per ne Kukes, ndersa Arapi udhetonte nga Miloti per ne Lac.

Aksidenti tragjik ndodhi ne kthesen e rruges se re te Kukesit. Te dyja makinat ishin me targa te huaja, njera italiane dhe tjetra greke.

Sipas policise ka qene makina me targa greke, qe i ka prere rrugen makines tjeter. Drejtuesit e makinave ishin emigrante dhe nuk ishin ambientuar me rrugen nderkohe qe ne vendin e aksidentit mungojne edhe tabelat orientuese per drejtuesit e makinave.

Top Channel