Iran, gjenden 2 kutite e zeza te avionit

16/07/2009 09:15

Kutite e zeza te avionit te rrezuar dje ne Iran jane gjetur dhe tashme po analizohen nga hetuesit.

Lajmin e ben te ditur nje zyrtar i larte i Ministrise se Transporteve. Gjate momentit te perplasjes se avionit ne bord ndodheshin 168 persona, asnje prej te cileve nuk ka arritur te mbijetoje. Nderkohe, kerkimet per gjetjen e kutise se trete te zeze po vashdojne.

Menyra se si avioni u aksidentua beri qe menjehere pas aksidentit autoritet te deklaronin menjehere se nuk behej fjale per te gjetur ndonje te mbijetuar.

Top Channel