Gripi i derrave, Cherie Blair ndoshta e infektuar

16/07/2009 17:05

Cherie Blair, gruaja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, mund te jete prekur nga gripi i derrave.

Sipas mediave britanike, Blair anuloi pjesemarrjen ne nje ceremoni ne Universitetin e Liverpulit, pasi u ndje keq, nderkohe qe “The Guardian” sqaron se ajo u trajtua me Tamiflu.

Femijet dhe Tony nuk kane paraqitur ndonje problem deri me tani.

Britania po perballet me nje rritje rekord te numrit te rasteve me grip derrash.

Top Channel