Shtepia e Bardhe ka reaguar ashper pas vrasjes se gazetares misionare ne Ceceni, Natalia Estemirova.
“Jemi shume te hidheruar per vrasjen e saj”, thuhet ne deklaraten zyrtare te Shtepise se Bardhe ku zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Ian Keli i ka bere thirrje qeverise ruse te dorezoje pergjegjesit e ketij krimi, para drejtesise.
“SHBA eshte e trishtuar per rrembimin dhe vrasjen e Natalia Estemirovas e cila ka qene nje mbeshtetese e madhe e ceshtjeve per te drejtat e njeriut ne Ceceni”, thekson Keli. Natalia Estemirova konsiderohej si trashegimtare e gazetares se vrare Ana Politkovskaja ne fushen e te drejtave te njeriut.
Natalia rezultonte e zhdukur prej disa ditesh, pas njoftimeve se ishte rrembyer ne republiken cecene. Trupi i saj i pajete u gjet dje ne nje pyll prane qytetit Nazran ne Ingusheti, nje republike ruse, fqinje me Cecenine.
Top Channel