Deficiti buxhetor, 350 milione usd

16/07/2009 15:15

Te dhenat me te fundit zyrtare te Ministrise se Financave konfirmojne se qeveria po perballet me veshtiresi per financimin e buxhetit te shtetit, pasi renia e te ardhurave per gjashtemujorin eshte thelluar edhe me tej krahasuar me muajt paraardhes.

Sipas te dhenave ne gjysmen e pare te vitit, totali i te ardhura qe qeveria ka mbledhur nga taksat dhe burimet e tjera ka qene 11.1 miliarde leke, ose rreth 120 milione dollare me pak sesa ajo qe kishte parashikuar ne fillim te vitit kur hartoi buxhetin.

Gropen me te madhe ne buxhet po e krijojne akcizat, nga te cilat qeveria ka mbledhur 5.3 miliarde leke me pak se plani dhe tatimi mbi vleren e shtuar, te ardhurat e te cilit kane qene mbi 3 miliarde leke me pak.

Por perpos kesaj situate, qeveria ka vijuar edhe ne qershor politiken agresive te investimeve. Sipas te dhenave, per gjashtemujorin investimet ne total ishin 105 per qind te planit, me nje tejkalim prej mbi 25 milione dollare.

Ndaj deficiti buxhetor, treguesi qe mat diferencen mes shpenzimeve qe qeveria ben dhe te ardhurave qe ajo mbledh ishte per gjashtemujorin plot 350 milione dollare, ose 22.3 per qind me shume nga plani.

E gjendur ne kete situate, qeveria eshte detyruar qe per te mbuluar kete grope te shpenzoje per gjashtemujorin me shume se 220 milione dollare nga parate e privatizimeve qe jane bere dy vitet e fundit, praktikisht te ardhurat qe jane grumbulluar nga shitja e ARMO-s dhe OSSH-se se bashku.

Tashme qe edhe parate e privatizimeve jane drejte shterimit, pikepyetja e madhe eshte se, a do te realizohet buxheti i shtetit sipas parashikimeve, apo shume shpejt Ministrise se Financave do t’i duhet ta modifikoje ate duke ulur investimet.

Top Channel