Berisha ndertuesve: Rritni kapacitetet te fitoni tendere

16/07/2009 08:50

Asnje firme ndertimi nuk do te mund te fitoje ne tender per pune publike, ne rast se nuk ka perfunduar te pakten 70 per qind te projektit qe ka nisur me pare.

Ne muajin korrik-gusht shtohet vala e prokurimeve publike, kryesisht per rruget, ndersa firmat ndertuese nisin strategjite per te fituar sa me shume ne disa projekte njeheresh.

Ne dy vitet e fundit, kur buxheti per investimet kapitale eshte rritur ndjeshem, interesimi i firmave private per te marre pjese ne tendere ishte teper i larte, aq sa edhe krijoheshin apostafat per te marre pjese ne proces.

Situata aktuale ne disa akse rruge nuk paraqitet normale, duke detyruar qeverine te rishikoje kriteret e vleresimit per firmat ndertuese. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri akuzoi hapur ato firma ndertimi te cilat, edhe pse me mangesi ne kapacitete punimesh, jane te perfshira si kontraktore apo nenkontraktore ne projekte te puneve publike.

Kritikat e Kryeministrit

Qeveria vendosi dje qe kompanite e ndertimit nuk do te kene te drejte te marrin pjese ne tender per pune publike, ne rast se nuk kane perfunduar 70 per qind te kontrates se meparshme.

Dy vite me pare, Keshilli i Ministrave rriti kufirin e pjesemarrjes ne tendere te kompanive shqiptare per projekte me vlere 10 milione euro nga 1 milion qe ishte. Edhe pse segmentet u ndane me lote, duke u dhene mundesi firmave private qe te marrin pjese ne investime, serish jane verejtur probleme me zvarritjen e punimeve.

Vete Shoqata e Ndertuesve eshte shprehur disa here e shqetesuar per ekzistencen e disa firmave “fantazme”, te cilat kane shtrire duart ne disa projekte rrugesh, pa pasur aftesine teknike dhe financiare. Duke qene se pergjegjesia per zvarritjen e punimeve i mbetet qeverise, Berisha ndermori nje hap te guximshem. “Ky vendim nuk synon ndeshkim, por nje obligim te tyre per te investuar ne te gjitha aspektet ne kompanite e tyre”, tha Kryeministri.

Duke perjashtuar segmentin Rreshen-Kalimash, Rexhepaj-Kalimash dhe rrugen e Konispolit, te gjitha rruget e tjera ndertohen nga kompani shqiptare, si kontraktore direkt ose si nenkontraktore.

“Kompanite duhet te fuqizojne kapacitetet, te blejne makineri, te fuqizojne stafet dhe te zmadhohen. Mund te duket si kufizim, por absolutisht nuk synon ate, perkundrazi”, tha Berisha. Kryeministri mori si shembull rrugen Fushe-Kruje – Milot, qe u nda ne 8 lote. “Serish e njejta situate, pasi çojne dy fadroma ne nje vend, tre makineri ne nje vend tjeter. Kjo eshte e hidhur, sepse vendi ka nevoje per rruget”, tha ai.

Kriteret per tenderet

Per vitin 2009, qeveria ka vene ne dispozicion te punimeve publike rreth 1 miliard dollare, ku gjysma prej tyre jane realizuar.

Per muajt e mbetur pritet te nise nje proces i gjere prokurimesh publike. Lidhur me kete, ne ligjin “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, u miratuan dje disa ndryshime. Keshtu, firmat ndertuese nuk mund te kualifikohen ne tender, nese jane fituese apo kane ne proces, ne te njejten kohe, nje investim sipas nje kontrate te lidhur, ne te njejtin autoritet kontraktor, me vlere te perbashket ose te veçante, qe tejkalon 70% te kapacitetit qe mban subjekti. 

Top Channel