BE reagon per vrasjen e aktivistes ruse

16/07/2009 12:55

Vrasja e aktivistes ruse Natalia Estemirova ne Ceceni ka ngjallur reagime te medha nga vendet dhe organizatat me te fuqishme te botes.

Pas deklarates se Shtepise se Bardhe qe kerkoi vendosjen e pergjegjesve para drejtesise, me nje note te ashper ka reaguar edhe Bashkimi Europian nepermjet presidences suedeze. BE kerkoi nisjen e menjehershme te hetimeve per te zbardhur emrat e autoreve qe ekzekutuan aktivisten e te drejtave te njeriut.

Nderkohe, kreu i komitetit te hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme Ruse, Bastrikin mberriti ne Ingusheti per te hetuar rreth vrasjes. Bastrikin kosniderohet si nje nga njerezit me te afert te kryeministrit Putin dhe ai ka udhehequr hetimet edhe per vrasjen e gazetares Anna Politkovsakja, proces qe nuk coi pas hekurave te burgut asnje person te dyshuar.

Top Channel