Vizat, Rehn: Shqiperia te plotesoje kushtet

15/07/2009 17:25

Komisioni Evropian i rekomandoi zyrtarisht sot Keshillit te BE-se, heqjen e regjimit te vizave ne 1 janar 2010 per qytetaret e pajisur me pashaporta biometrike te Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi.

Shqiperia dhe Bosnja nuk perfitojne nga liberalizimi i vizave pasi nuk kenaqen kriteret e udherrefyesit per pashaportat biometrike dhe sigurine kufitare.

“Udherrefyesi qe BE ju dha ketyre vendeve vitin e kaluar, eshte ende i vlefshem dhe ende i realizueshem, nese autoritetet e ketyre dy vendeve do t’i kushtojne vullnetin e tyre te mire per te dhene rezultate. Nese Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina do te vazhdojne te ruajne ritmin e reformave me qellim permbushjen e kushteve, atehere Komisioni do te parashikoje nje propozim te ri ne mes te vitit 2010”, shprehet komisioneri europian per Zgjerimin, Olli Rehn.

Liberalizimi i vizave nuk konsiderohet i vlefshem per mbartesit e pasaportave biometrike serbe qe banojne ne territorin e Kosoves. Rekomandimi i Komisionit do te shqyrtohet deri ne 30 nentor nga ministrat e brendshem europiane.

Nese ai miratohet, qytetaret e tre vendeve te favorizuara do te udhetojne si turiste, pa viza ne vendet e Schengen-it me te drejte qendrimi ne keto shtete europiane per 90 dite.

Top Channel