Vizat, BE le Shqiperine jashte propozimit

15/07/2009 11:50

Shqiperia ka mbetur jashte vendeve ballkanase per te cilat Bashkimi Evropian i ka propozuar KE-se heqjen e regjimit te vizave.

Komisioneri evropian per Drejtesine, Jacques Barrot ka deklaruar se Shqiperia, bashke me Bosnje e Hercegovinen, nuk i ka permbushur kushtet per heqjen e Schengen-it.

“Shqiperia dhe Bosnja nuk i kane plotesuar kushtet, qe jane pasaportat biometrike dhe ruajtja e kufijve”, ka pohuar Barrot.

Ai ka theksuar se propozimi per heqjen e vizave eshte bere vetem per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, te cilat sipas tij kane plotesuar kriteret dhe kane bere progrese te dukshme.

Top Channel