Vizat, Basha vlereson “premtimin“ e BE-se

15/07/2009 19:40

Ajo qe Top Channel kishte lajmeruar, eshte tashme zyrtare: Komisioni Europian e ka lene Shqiperine jashte propozimit te tij per liberalizimin e vizave.

Propozimi per te liberalizuar vizat qe do t’i paraqitet Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian per vendimmarrje, perfshin Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi. Zv/presidenti i Komisionit Europian, Jacques Barrot, i ngarkuar me ceshtjet e drejtesise, lirise dhe sigurise, doli ne Bruksel ne nje konference te perbashket per shtyp me komisionerin e zgjerimit Olli Rehn.

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha thote se pavaresisht vendimit, shtetasit shqiptare do te mund te shkojne pa viza ne Maqedoni dhe Mal te Zi dhe se vendimi i Brukselit nuk prek mareveshjet dypaleshe me vendet fqinje.

“Dua te pershendes propozimin e Komisionit Europian per rivleresimin ne vitin 2010, i cili tregon se procesi eshte i besueshem dhe nuk eshte thjesht fantazi. Ne teresi problematikat e kufirit jane adresuar ne menyre te plote nga pala shqiptare. Kemi fituar kredibilitet ndaj nderkombetareve. Shqiperia dhe Bosnja jane te ndryshme dhe kriteri kryesor jane pasaportat biometrike. Ne jemi ne rruge te mbare per ta permbushur kete kriter”, pohon Basha.

Sipas ministrit, liberalizimi i vizave te BE-se me vende si Maqedonia apo Mali i Zi, nuk do ta forcoje regjimin e liberalizuar te vizave qe keto vende kane me Shqiperine.   

Top Channel