Virusi A/H1N1, sot humben jeten 87 persona

15/07/2009 20:15

Gripi i derrave behet perdite e me agresiv. Bilanc i frikshem gjate dites se sotme ku kane humbur jeten 87 persona ne te gjithe boten. Lajmin e ben te ditur Qendra Europiane per parandalimin dhe kontrollin e semundjeve (Ecdc).

Po sipas te dhenave te kesaj qendre, me vdekjet e dites se sotme, numri i pergjithshem i personave qe kane humbur jeten nga virusi A/H1N1 ka shkuar ne 667.

Nderkohe, numri i te prekurve ne te gjithe planetin eshte shume here me i madh. Dje numeroheshin 116.943, sot ka shkuar ne 125.993.

Top Channel