Rritja e taksave, biznesi i shqetesuar

15/07/2009 15:35

Biznesi i sheh me shqetesim nderhyrjet e fundit te qeverise ne legjislacionin fiskal, te cilat kane sjelle rritjen e ndjeshme per nje sere taksash.

Shoqatat kryesore te biznesit ne vend thone se rritja e barres tatimore ne momentin e veshtire qe po kalon ekonomia, mund te kete pasoja te renda per sipermarrjen. “Konfindustria shprehet e shqetesuar nga vendimet per rritjen e akcizes, te cilat jane produkte vendore. Ketu kemi parasysh pijet e forta, e cila prek industrite formale te vendit. Kjo te con ne thellim te evazionit fiskal ose bizneset do te mbyllen”, shprehet Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.  

Nderkohe, Floreta Luli Faber nga Dhoma Amerikane e Tregtise shton: “Nese flasim per kompani qe importojne, kontratat jane bere disa kohe me perpara dhe me ardhjen ne Shqiperi te mallrave kemi shtimin e kostove dhe kjo do kishte pasoja te medha. Ne prisnim nje fare rritje te barres tatimore pas shpenzimeve te medha qe beri qeveria deri ne prag te zgjedhjeve, por rritjet e fundit jane bere pa u konsultuar fare me biznesin dhe ne masa te medha”.

Sforcot e qeverise per te rritur te ardhurat e rrudhuara ne buxhet kane rritur friken e biznesit edhe per sjellje te mundshme autoritare te administrates fiskale ndaj tyre. Ndaj ne kete pike sipermarrja i rikthehet me force nje kerkese te hershme ndaj politikes. Eksperte te ekonomise i konsiderojne masat e fundit te qeverise per rritjen e taksave si perpjekje te deshperuara per te stabilizuar financat e drobitura publike, qe la pas fushata elektorale. Ata qe paguajne per cdo rritje taksash jane gjithmone qytetaret, pasi biznesi e transferon cdo kosto shtese nga taksat tek cmimet e produkteve.

Ndaj Gjergj Filipi i Insititutit “Agenda” thote se me kete politike, qeveria po godet pikerisht ate qe ka qene pika me e forte e ekonomise shqiptare, kerkesen e larte te brendshme, e cila per vite me radhe ka qene burimi kryesor i rritjes ekonomike ne vend. “Rritja e taksave do te sjelle rritjen e cmimeve dhe renien e metejshme te kerkeses agregate duke sjelle nje spirale e cila do te demtoje me keq ekonomine sakaq ne nje situate te veshtire”, thekson Filipi.

Kur kane kaluar vetem pak me shume se dy jave nga mbajtja e zgjedhjeve, qeveria ka bere disa nderhyreje ne barren fiskale, ku e para ishte nje rritje e forte e akcizave per cigaret dhe pijet e forta alkoolike, ndersa nderhyrja e dyte ishte nje rritje me disa fish ne doganat e mallrave qe vijne nga jashte BE.

Top Channel