Rinumerimi, Uidhers: Te respektohet kodi

15/07/2009 15:40

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Xhon Uidhres ka komentuar vendimin e fundit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te mos pranuar rinumerimin e votave te Tiranes dhe Beratit, pasi kishte bere me pare kete me 8 kuti ne qarkun e Fierit.

I pyetur rreth kesaj situate, diplomati amerikan tha se eshte me rendesi jetike qe cdo faze e procesit zgjedhor te jete ne perputhje absolute me kodin zgjedhor, perfshi ketu edhe ceshtjen e rinumerimit te votave. Ambasadori Amerikan tha: “ashtu sic e kam theksuar me pare, eshte e domosdoshme qe te gjitha aspektet e procesit te jene transparente, qe procesi te vazhdoje ne menyre profesionale te mos jete i politizuar dhe qe te jete gjithmone nen sundimin e ligjit”.

Reagimi i ambasadorit amerikan per rinumerimin e votave, si pjese e procesit final, vjen nje dite pasi KQZ refuzoi te zbatoje nje klauzole te ligjit per rinumerimin votash ne qarkun e Tiranes, pas kerkesese dy anetareve te KQZ-se. Ky vendim u konsiderua i paligjshem nga Partia Socialiste

Top Channel