Nigeri, MEND shpall armepushim per 2 muaj
15/07/2009 09:25
Rebelet e fraksionit MEND ne Nigeri kane deklaruar se do te nderpresin per 60 dite sulmet ndaj platformave te naftes.
Permes nje komunikate te transmetuar ne mediat nderkombetare, MEND ka bere te ditur se kete vendim e merr pas lirimit te liderit te saj Henry Okah.
Okah u lirua nga burgu permes nje amnestie te qeverise nigeriane, pas me shume se nje vit burg.
Ne nje interviste per BBC, ai ka deklaruar se eshte krenar per ata qe luftuan per lirimin e tij.
Armepushimi i njoftuar nga MEND do te hyje ne fuqi nga dita e sotme, thuhet ne deklaraten e grupit te rebeleve.
Diten e diel, pak ore para lirimit te Okah, guerrilasit, ne bordin e varkave prej gome sulmuan rezervat e naftes ne Lagos.
Top Channel