Gjirokastra terheq turistet

15/07/2009 19:20

Numri i turisteve te huaj qe vizitojne qytetin e gurte te Gjirokastres ka ardhur duke u rritur sidomos gjate dy mujorit te fundit.

Interesi i tyre per kete qytet perqendrohet kryesisht tek muzeu etnografik si dhe ai i armeve ne kalane e qytetit, por nuk ngelen pas as shtepite karakteristike. Nga ana tjeter edhe Lugina e Drinos me nje sere sitesh arkeologjike te njohura per vlerat e tyre te rralla nuk ngelen pas ne itinerarin turistik te vizitoreve vendas e te huaj.

Gjate ketij dy mujori numri i turisteve eshte rritur gati 20% ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Gjirokastra eshte vizituar kete periudhe nga mbi 10 mije turiste te cilet si gjithomone edhe kete vit kane shfaqur interes per qytetin e vecante ne jug te Shqiperise.

Top Channel