Ceceni, gjendet e vdekur aktivistja ruse

15/07/2009 18:25

Nje aktiviste e njohur ruse u gjet e vrare ne Ingusheti.  Natalia Estemirova konsiderohej si trashegimtare e gazetares se vrare Ana Politkovskaja ne fushen e te drejtave te njeriut.

Natalia rezultonte e zhdukur prej disa ditesh, pas njoftimeve se ishte rrembyer ne Republiken Cecene. Trupi i saj i pajete u gjet sot ne nje pyll prane qytetit Nazran ne Ingusheti, nje republike ruse, fqinje me Cecenine.  Sipas kolegeve te saj, ekzekutimi me dy plumba ne koke duhet te jete bere ne mengjes.

Ata thone se deshmitaret e kishin pare teksa rrembyesit e shtynin me force Natalian ne nje  mikrobus ne Ceceni. Perpara se  te vritej, aktivistja po hetonte mbi abuzimin e te drejtave te njeriut ne Ceceni. Ne te kaluaren ajo kishte bashkepunuar me Ana Politkovskajan dhe nje tjeter aktiviste e vrare ne janar te ketij viti.

Top Channel