“Gerdeci” nuk hapet dot

15/07/2009 14:05

Gjykata Penale e Tiranes mori hua ambjentet e gjykates civile per te zhvilluar procesin ndaj te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit, pasi ne kete ceshtje jane 29 te pandehur dhe veshtire te gjendej nje salle per kaq shume te akuzuar njeheresh ne nje ceshtje. (UPDATE)

Por duket se salla e madhe nuk ishte shume e nevojshme pasi me shume se gjysma e te pandehurve dhe avokateve te tyre nuk moren pjese ne seancen e pare dhe per pasoje hapja e procesit u shty.

Prokuroret, te kryesuar nga Sokol Stojani ishin te pranishem ne salle, ndersa shumica e te pandehurve ose ishin semure, ose nuk kishin dijeni per nisjen e procesit.

Prej tyre ishin ne salle vetem kater, disa perfaqesoheshin nga avokatet mbrojtes, ndersa pjesa tjeter mungonin, perfshire edhe te arrestuarit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Dritan Minxholli.

Ne salle ishin edhe 6 falimjare te viktimave, qe mesa duket te lodhur nga zvarritjet disa mujore te gjyqit “Gerdeci”, nuk jane aq te shumte sa ne fillim.

Procesi per tragjedine qe u mori jeten 26 personave dhe plagosi rreth 300 te tjere eshte ndare mes dy gjykatash.

29 te pandehur do te gjykohen ne gjykaten e shkalles se pare, ndersa ne Gjykaten e Larte pritet te gjykohet ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Por deri tani te dy proceset kane deshtuar te fillojne.

Top Channel