Virusi, OBSH: Cdo vend te marre masat e duhura

14/07/2009 12:45

“Pandemia eshte e paevitueshme ne kuptimin qe gjithe popullata e botes eshte e ekspozuar ndaj virusit”.

Me kete fjali, pergjegjesi i departamentit te shendetesise ne Organizaten Boterore te Shendetesise, Roberto Bertollini ka lene te kuptohet se cdo vend duhet te marre masa te vecanta per te parandaluar perhapjen e virusit AH1N1.

“Prodhimi i vaksines po ecen me ritme te shpejta por para se te dale ne treg duhet te kryejme disa eksperimente gjate javeve te ardhshme”, shprehet zyrtari i OBSH-se. Ne vijim, ai ka shtuar se gjate rrugetimit neper bote, virusi nuk ka pesuar mutacione dhe ky eshte nje lajm i mire.

“Behet fjale per nje virus qe e ka forcen goditese te dobet. Vetem ne disa paciente te vecante mund te marre forma me te renda dhe kete nuk arrijme ta kuptojme pse ndodh”, thekson Bertollini.

Top Channel