Universitetet ne “lupen” e akreditimit

14/07/2009 09:20

Per me pak se dy muaj universitetet shqiptare publike dhe te sistemit privat do te kalojne ne filtra “provimesh”.

Ne kete menyre do te jepen dhe rezultate per universitetet qe do te shpallen te akredituara dhe per ato qe nuk do te arrijne standardet. Me fillimin e vitit te ri akademik do te nise edhe vleresimi i te gjitha universiteteve publike dhe private, jo vetem nga Agjencia Shqiptare e Akreditimit, por edhe nga nje tjeter strukture gjermane.

Per me shume se nje semester, te gjitha universitetet do te vleresohen dhe jo te gjitha do te kalojne provimin per te marre statusin e universiteteve, diploma e te cilave do te njihet edhe jashte kufijve te Shqiperise. “I kemi bere nje kerkese agjencise gjermane dhe vitin e ri akademik do te filloje edhe procesi.

Pike me te dobet kemi infrastrukturen dhe eshte kampusi qe do ta zgjidhe kete problem te universitetit”, deklaron rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. Pas shembullit qe dha Kosova, ku shume universitete nuk u klasifikuan, radhen e ka Shqiperia. Universiteti publik ka pike te dobet infrastrukturen, e cila pritet te zgjidhet me ndertimin e kampusit te ri universitar. Megjithate, fjalen e fundit e japin ekspertet, te cilet do te saktesojne qarte se cilat jane kriteret baze per nje universitet me standarde bashkekohore.

Top Channel