Somali rrembehen dy “007” franceze
14/07/2009 20:00
Dy agjente te sherbimeve sekrete franceze jane marre peng ne nje hotel te Mogadishos ne Somali.
Agjentet jane rrembyer rreth ores 8 me oren lokale nga nje hotel ne jug te kryeqytetit somalez nga njerez te veshur me uniforma te njejta me ato te ushtrise qeveritare.
Dyshohet se ata jane marre peng nga nje komande e armatosur e perbere nga militante islamike te lidhur me Al Kaeden.
Agjentet qe operonin ne vendin afrikan deklaroheshin si gazetare nderkombetare dhe deri me tani nuk eshte publikuar asnje lloj kerkese nga rrembyesit.
Top Channel