Artistet padisin ambasaden tone ne Greqi

14/07/2009 08:00

Nje grup artistesh shqiptare me banim ne Greqi kane paditur ambasaden tone ne Athine nen akuzen e “korrupsionit”.

Kallezimi i artisteve qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne Greqi ka mberritur ne njesine antikorrupsion ne Prokurorine e Tiranes dhe po verifikohet nese ka veper penale. Burime nga akuza thane se kallezimi eshte regjistruar ne Task-Forcen e krimit ekonomik dhe po hetohet nga nje prokuror e hetues, qe kane marre kontakte me artistet shqiptare ne Greqi.

Paraprakisht mesohet se ambasada jone ne Greqi, megjithese kishte marre donacione per te financuar aktivitetet kulturore te bashkatdhetareve te tyre, nuk ka derdhur asnje kacidhe per ta. Kallezuesit pretendojne se disa muaj me pare kane marre kontakt me persona te ambasades, perkatesisht me zyren kulturore, ku kane marre “bekimin” se disa ekspozita te tyre ne pikture do te financoheshin nga ambasada.

Madje, per cdo ekspozite do te perdoreshin edhe fletepalosje me te gjithe aktivitetin e shqiptareve. Keto fletepalosje duhet te shperndaheshin ne zonat me popullsi te madhe shqiptare qe te shikonin aktivitetin ne fjale. Artistet pretendojne se nuk eshte bere asnje fletepalosje dhe se asnje zyrtar i ambasades shqiptare ne Greqi nuk eshte bere i gjalle per ta financuar kete aktivitet kulturor. Te “braktisur” nga shteti, ndonese ne emigracion, u jane drejtuar organeve te drejtesise per te denoncuar korrupsionin.

Sipas kallezuesve, zyrtaret e ambasades sone ne Greqi kane marre donacione me mijera euro per financimin e ketyre aktiviteteve dhe se nuk kane derdhur asnje qindarke per ta. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme, kallezuesit pretendojne se kane bere marreveshje dypaleshe per financimin e aktiviteteve, madje kane dokumentet ku pretendohet se ambasada jone ne Greqi ka kryer korrupsion.

Tashme eshte njesia antikorrupsion ne Prokurorine e Tiranes, e cila ka nisur nje verifikim te kallezimit. Ende nuk ka nisur nje procedim penal, por hetuesit deklarojne se gjithcka po verifikohet dhe do te vendoset per fatet e metejshme te kallezimit, i cili mund te shtrihet deri te drejtuesit me te larte te ambasades sone ne Greqi.

Top Channel