Shkoder, asgjesohen 2800 rrenje kanabis

13/07/2009 16:45

Rreth 80 forca te drejtorise se policise se Shkodres jane angazhuar mengjesin e se henes ne nje aksion per asgjesimin e parcelave te mbjella me hashash.

Operacioni ka nisur ne oren 4 te mengjesit dhe ne shenjester ka qene komuna Gur i Zi, zona e Mazrrekut, ku jane evidentuar 20 parcela te kultivuara me kanabis.

Pas identifikimit te parcelave me bimen narkotike, policia ka nisur asgjesimin dhe me pas djegien e saj. Sipas policise, operacioni eshte mbyllur me asgjesimin e 2800 rrenjeve kanabis sativa.

Nderkohe, mostra te kesaj bime jane marre per ekzaminim te metejshem. Sipas policise, e gjithe bima narkotike ka qene e kultivuar ne nje terren malor te shpyllzuar pa pronar te ligjshem.

Zonat ku eshte asgjesuar sasia e lendeve narkotike eshte nje zone ku nuk mund te shkohen ne rruge automobilistike dhe jane perdorur mjete lundruese te cilave u eshte dashur te kalojne ne liqienin e Vaut te Dejes per te shkuar tek zonat e thella malore  me  parcelat e kanbisit.

Zona te tilla shfrytezohen nga kultivuesit per t’u shmangur vemendjes se policise. Gjate diteve te fundit policia e Shkodres ka bere te mundur asgjesimin e mbi 6 mije rrenjeve.

Top Channel