Korce, punimet ne qytet bllokojne trafikun

13/07/2009 08:30

Punimet ne rruget e qytetit te Korces per sistemin e ri te kanalizimeve te ujerave te zeza, kane shkaktuar kaos ne trafik.

Qarkullimi rrugor i mjeteve po has ne veshtiresi te shumta per shkak se nje pjese e madhe e bulevardeve, kryqezimeve dhe rrugeve te qytetit, jane te bllokuara per shkak te punimeve per shtimin e rrjetit nentokesor te kanalizimeve te ujerave te zeza. Trafiku eshte renduar, edhe per faktin se ka nje shtim te mjeteve ne levizje me ardhjen e turisteve dhe emigranteve.

Te gjitha keto kane sjelle probleme te shumta me bllokimin e shume prej akseve te qytetit. Mjetet ne qarkullim jane te detyruara te perdorim rruget njekalimshme dhe ne disa kryqezime, keto mjete devijojne duke perdorur per kalim edhe trotuaret e kembesoreve. Ne kryqezimin e quajtur Rruga e Kolonjes, bllokimi i ketij aksi ka bere qe mjetet te hipin ne trotuare per te gjetur nje mundesi kalimi, ku shpesh keto trotuare perdoren nga drejtuesit e mjeteve ne te dyja kahet duke renduar keshtu se tepermi trafikun.

Nga ana tjeter, ne akset ku po kryhen punimet per shkak se mungojne vend parkimet, shetitoret jane kthyer ne vendparkime nga ana e mjeteve. Rendimi i trafikut gjate ketyre diteve fatmiresisht nuk ka cuar ne raste te aksidenteve te renda, megjithate nuk kane munguar perplasjet mes mjeteve me deme te vogla materiale.

Top Channel