Berisha: Asnje koment per rinumerimin

13/07/2009 18:30

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnje koment mbi procesin e numerimit te kutive te diskutuara, qe i dha nje mandat me shume PS-se ne qarkun e Fierit.

Ne nje prononcim per VOA, Berisha eshte shprehur se PD eshte ne pritje te rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve, qe do te behet nga KQZ.

“Nuk kam asnje koment. Jam shprehur se rezultati perfundimtar del nga KQZ, qe ka bere nje pune shume serioze dhe zbatim te plote te ligjit. Ndaj, institucionet e vleresimit te rezultatit jane institucione qe do bejne punen e tyre pa asnje lloj presioni. Nese disa parti vendosin te kalojne tek Kolegji Zgjedhor, kjo nuk ka asnje gje te vecante”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri i ka cilesuar si “normale” ankimimet e partive te ndryshme dhe ka theksuar se problemi i vetem ne keto zgjedhje ka qene ai me sallat e pakta te numerimit.

“Nese vleresojme teresine e ankesave, keto kane qene me normalet ne historine e zgjedhjeve. Problem ishte percaktimi i sallave te numerimit, qe e bene kete proces te tejzgjatur. Mendoj se ne zgjedhjet e ardhshme qendrat e numerimit duhet te dyfishohen”, ka shtuar Berisha.

Top Channel