Berati, KQZ rrezon kerkesen e PS dhe G99

13/07/2009 16:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi kerkesat e Partise Socialiste dhe G99-es per qarkun e Beratit. Ankimim kishte paraqitur edhe Partia Republikane, por e terhoqi para fillimit te mbledhjes.

Ne kete qark rreth tre mije vota jane shpallur te pavlefshme dhe si Partia Socialiste ashtu edhe G99 kane dyshime te forta per mosrespektim te detyrimeve ligjore gjate procesit te numerimit.

“Gjate procesit te numerimit kemi konstatuar se nuk jane ndjekur procedurat e neneve zgjedhore. Kjo ka ndikuar ne rezultate”, ka deklaruar perfaqesuesi i PS, Arjan Salati.

I menjehershem ka qene replikimi i kryetarit Arben Ristani. “Keshtu qe edhe komisioneret socialiste kane bere te njejtin veprim, domethene e kane lejuar kete. Duke qene se shkeljet duhet te argumentohen me prova, a i keni shkruar ne librin e protokollit te permbledhjeve te KQZ”, eshte shprehur Ristani.

Ndersa nenkryetarja Deshira Subashi i ka dale ne mbeshtetje kolegut te saj socialist. “Ngjarjet kane ndodhur dhe permbajne prove pavaresisht se nuk eshte pasqyruar”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu nenkryetarja Subashi kujtoi se sipas nenit 138 pika 3, mjafton nje kerkese nga dy anetare te KQZ-se per te bere rivleresim ose rinumerim te votave.

Nderhyrja e perfaqesuesit te Partise Demokratike, zotit Kosovrasti, qe i kujtoi nenin 13 qe permban formulen qe flet per profesionalizmin e anetareve, e tensionoi situaten.

Pas kesaj mbledhja vazhdoi pa pranine e nenkryetares. “Bejme zgjedhje qe nga keto zgjedhje te dale Parlamenti dhe nga ai Parlament te dale qeveria. Nese degjojme nje anetar te KQZ-se qe thote qe zgjedhjet le te shkojne edhe nje vit, kjo nuk pranohet”, ka shtuar kryetari Ristani.

Top Channel